back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptareNga tash Kosova e Shqipëria pa roaming

Nga tash Kosova e Shqipëria pa roaming

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Deputetët kanë shqyrtuar rezolutën e propozuar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj për të hequr roamingun me Shqipërinë, pasi ajo është shumë e lartë.

Në prezantimin e rezolutës, Molliqaj tha se një milion thirrje pranojnë qytetarët e Kosovës nga Shqipëria dhe e njëjta nga Kosova për në Shqipëri.

Rezolutën e propozuar nga deputeti Molliqaj e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare, duke e vlerësuar si të domosdoshëm heqjen e roamingut mes dy vendeve.

Në fund pas fjalëve të deputetëve, rezoluta u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Edhe Qeveria i ka dhënë përkrahje të plotë. Këtë përkrahje ia ka dhënë në emër të Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Teksti i rezolutës:

Qeveria e Kosovës në kuadër të integrimit ekonomik me Qeverinë e Shqipërisë të nisë procedurat për heqjen e tarifës së roamingut në telefonin mobile ndërmjet qytetarëve të dyja vendeve.

Të themelohet komisioni i përbashkët Qeveri-Kuvend për fillimin e bisedimeve për eliminimin total të tarifave të roamingut në Kosovë dhe Shqipëri.

Anëtarët e Kuvendit në këtë Komision janë përfaqësues të secilit grup parlamentar në legjislaturën aktuale.

Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës, dhe ai i Shqipërisë të përkujdeset për implementimin e kësaj marrëveshje.

Të thellohet bashkëpunimi në fushën e komunikimeve elektronike me theks të veçantë në shërbimin e trafikut të internetit drejtpërdrejt nyjeve shkëmbyese të internetit të dy vendeve.

Komisioni i përbashkët të raportoj në Kuvend për arritjen e marrëveshjes dhe ecurinë e heqjes së tarifave jo me larg se dy muaj pas miratimit të kësaj rezolute.

Të Fundit

Sport

ShowBiz