back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeI papërvojë kualifikohet për drejtor Spitali, ndërsa si jurist njeriu i PDK-së...

I papërvojë kualifikohet për drejtor Spitali, ndërsa si jurist njeriu i PDK-së dështoi të bëhet gjyqtar!

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Ish-drejtori për urbanizëm në Komunën e Vushtrrisë, Sami Istrefi me lehtësi kishte arritur të siguroi pikët maksimale në konkursin për drejtor të spitalit të kësaj komune “Zheikh Zayed”, por të njëjtin sukses nuk e pati edhe në konkursin për gjyqtar, ndonëse ka profesion prej juristi.

Në rezultatet e testit kualifikues për gjyqtar, të cilat i ka publikuara dje Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Istrefi është renditur ndër më të dobëtit, duke grumbulluar vetëm 27 pikë nga 45 sa kanë qenë të nevojshme për tu kualifikuar si gjyqtar.

Rrezultatet e testit kualifikues për gjyqtar nga KGJK

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” lidhur me rezultatin e treguar në testin kualifikues për gjyqtar, Istrefi ka mohuar se ka qenë në mesin e kandidatëve për këtë pozitë, por nuk ka qenë i gatshëm edhe të tregojë nëse i takon dikujt tjetër identiteti i cili figuron në listën e rezultateve të publikuara nga KGJK.

“Gabim jeni”, ka thënë shkurt ai përmes një SMS-i drejtuar “Gazeta Blic” duke mos dhënë më shumë detaje.

Mirëpo, siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të afërta me Istrefin, ai ka kryer provimin e jurispodencës rreth një vit më parë, hap ky i cili mundëson pjesëmarrjen në testin e kualifikimit për gjyqtar.

Sami Istrefi, PDK

Historia prej zyrtari komunal!

Si drejtor i Shërbimeve publike gjatë qeverjses së PDK-së në Vushtrri, Istrefi së bashku me tre zyrtarë të tjerë komunal ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në muajin mars të vitit 2012 nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të pushtimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimit, ushtrim të ndikimit dhe krim të organizuar.

I njëjti operacion policor ishte mbështetur nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës dhe është zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Kontrolli i shtëpive dhe lokaleve është bërë bazuar në urdhëresën nga Gjykata e Qarkut të Mitrovicës derisa arrestimet janë bërë me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës. Gjatë ushtrimit të kontrollit në cilësi të provave materiale nga policia janë sekuestruar një revole pa leje, municion, një llaptop dhe një sasi e dokumentacioneve”, thuhej në komunikatën e PK-së të lëshuar më 6 mars të po të njëjtit vit.

Me vendim të drejtësisë, Istrefi më 8 gusht të vitit 2014 ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa tre zyrtarët e tjerë që ishin arrestuar bashkë me të janë dënuar me gjobë dhe me mosushtrim të postit të drejtorit komunal për një vit.

Akuza për politizim!

Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili se ka gisht në rezultatin e treguar në konkursin për drejtor të ish-asambleistit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë nga radhët e PDK-së Sami Istrefi.

Bahtiri, në mënyrë direkte akuzoi Ismailin, se po tenton politizimin e spitalit të Vushtrrisë dhe të Mitrovicës.

Rezultatet në konkursin për drejtor të Spitalit të Mitrovicës dhe Vushtrrisë

“Se kush po dëshiron politizimin e sistemit shëndetësor, kjo po shihet dhe nuk do koment më shumë. Edhe sot, sikurse dje, i bëjë thirrje kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, presidentit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për anulimin e këtyre dy konkurseve të montuara nga PDK-ja përmes ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në të kundërtën, Mitrovica do të reagoj ashpër”, ka shkruar Bahtiri në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz