Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka shkruar një status të ashpër kundër fenomenit të misgjonisë.
Ajo ka rrëfyer edhe përvoja të saj, kur, sipas saj, shumë burra i thonin se e ka vendin në kuzhinë.
Ajo ka publikuar edhe një fotografi, së bashku me disa kuzhinierë, nga një restorant, shkruan Periskopi.
Postimi i plotë:
Gjatë mandatit tim si presidentja e parë grua në historinë e Kosovës, shumë burra më thonin nëpër komentet kryesisht që i shkruanin në rrjete sociale që si grua e kisha vendin në kuzhinë, që do të duhej të isha në shtëpi, duke gatuar ndonjë fli. Sonte po ua plotësoj këtë dëshirë, duke më parë në kuzhinë. Mirëpo nga këtu, nga kjo foltore i përshëndes të gjithë ata misogjinist me porosinë që gruaja e Kosovës mund t’i bëjë të dyjat – të jetë edhe e zonja në kuzhinë edhe të jetë presidente e vendit.





