BallinaLajme​Policia jep detaje për therjen e avokatit

​Policia jep detaje për therjen e avokatit

Të ngjajshme

GOOOOOOOOOOOOOOOL – Kosova barazon rezultatin, Veldin Hoxha shënon super gol, dridhet Bratisllava

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin kundër Sllovakisë. Në minutën...

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Express rreth therjes së avokatit Arlind Jupolli që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës.

Sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Policia njofton se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë për Express zëdhënësi Agron Borovci.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz