back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportEdhe Lomachenko e shijon forcën e goditjes (VIDEO)

Edhe Lomachenko e shijon forcën e goditjes (VIDEO)

Të ngjajshme

Ukrainasi i kategorisë pendël Vasyl Lomachenko, të cilit vazhdimisht i shmangen kundërshtarët dhe vështirë e ka ta gjej një rival.

Ai vitin e kaluar e detyroi Guillermo Rigondeaux apo i njohur në publik si Rigo të dorëzohet, anise favorit i pakontestueshëm llogaritej pikërisht Rigo.

Para dy javësh kundër boksierit nga Venezuela Jorge Lineares në Madison Square Garden Lomachenko përjetoi për herë të parë nokdaunin, ra në dysheme në raundin e gjashtë.

Megjithatë shpejt e mori veten dhe mori mësim nga ajo goditje, duke marrë situatën përsëri nën kontroll dhe në raundën e dhjetē e preu me një goditje në bel duke ia ndalur frymën.

 

Pas fitores Lomachenko u shpreh se tash do ta ketë më tē lehtë promoteri i tij për ti gjetur kundërshtar sepse sfiduesit e tij patën rast ta shohin se goditja e fortë e shtrinë për toke edhe Lomachenkon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz