BallinaShqiptareRrëfimi prekës i babait shqiptar që gjeti vjazën 13 vjeçare në prag...

Rrëfimi prekës i babait shqiptar që gjeti vjazën 13 vjeçare në prag të dhunimit

Të ngjajshme

Edon Zhegrova starton kundër Sllovakisë thotë gazeta e famshme italiane

Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë nga minuta e...

Florian Plettenberg: Bayerni mund të transferojë Asllanin brenda pak orësh

Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka ngritur spekulimet...

SHBA vendos gjobë 375 mln dollar, Facebook dhe Instagram mashtruan me sigurinë për fëmijët

Një gjykatë amerikane në Nju Meksiko urdhëron kompaninë Meta...

Tronditja dhe trishtimi kanë pushtuar familjen e varfër të Altin Lushkës në Fier, pasi tre të rinj rrëmbyen dhe tentuan të abuzojnë me  vajzën 13 vjeçe, nxënëse e klasës së shtatë.

Familjarët kanë ndërhyrë në kohë duke arritur të shpëtojnë të bijën, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe në pamundësi për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Menjëherë është sinjalizuar policia, e cila ndërhyri në kohë dhe arriti të arrestonte tre të rinjtë e dyshuar për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. Sipas panorama, vajza është marrë në pyetje në prani të një psikologu, por siç konfirmohet ajo është e tronditur nga ngjarja dhe nuk ka qenë në gjendje të japë detaje.

Babai i saj, Atin Lushka, që arriti ta shpëtojë vajzën në kohë, tregon momentin më të tmerrshëm që kaloi në jetën e tij: “Çupa shkonte çdo natë tek im vëlla për të parë televizor. Iku nga ora 20:00, më thanë gratë në shtëpi. Më vonë mora vesh që nuk ishte akoma në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata (autorët). Vajzën e gjetëm të lidhur, do ta përdhunonin, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrap nga dritarja, ishin tre veta. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja. I kishin futur një leckë në gojë”, u shpreh babai i saj, Altin Lushka. /syri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz