back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci-Zekës: Kur të ndalet Radio Mila, i kam dy fjalë me ty

Lladrovci-Zekës: Kur të ndalet Radio Mila, i kam dy fjalë me ty

Të ngjajshme

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Arsenalin e morën ‘msysh’, mposhtet nga Aston Villa në fund të ndeshjes

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes Aston Villës dhe...

Po vazhdon akoma polemika mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka shkruar se është në përgatitje të padisë ndaj Zekës, për të cilin ka thënë se po ia njollos të kalurën, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Lladrovcit:

Reagim ndaj shpifjeve të reja të Milaimit, Tellall që s’ka të ndalur!

Pretendimet e mia se mbrëmë, Milaim Zeka ka shpifë, dhe do ta padis, ka nxitë gjithë vrerin e këtij tellalli, duke zgjeruar shpifjet me personazhe e personalitete tjera të jetës publike.

Sqaroj opinionin dhe personalitetet dhe familjarët e tyre, të apostrofuara nga Milaim Zeka se kurrë në jetën time as nuk i kam paditur, as akuzuar as shantazhuar.

Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka.

E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve.

Milaim Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin, sepse është i tillë. Plot damka që në thelb e kanë rrenën.

Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të! /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz