back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTë humbësh familjen në baste! Rriten divorcet në...

Të humbësh familjen në baste! Rriten divorcet në…

Të ngjajshme

Protestuesit e opozitës nisin të gjuajnë flakadanët drejt objektit të kryeministrisë në Shqipëri

Pas fjalimit tëkryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit...

Çështja e Grenlandës, BE-ja mbështet Danimarkën

BE-ja tha sot se blloku prej 27-vendesh qëndron në...

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...
- Advertisement -

Numri i kërkesave për zgjidhje martese në Kukës po rritet ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Një pjesë e madhe e tyre, sipas avokates, Aurora Guska kanë si shkak kryesor humbjen e parave në lojërat e fatit, përdorimin e alkoolit e dhunën në familje.

- Advertisement -

Avokatja, që përfaqëson palët në proçeset gjyqësore për zgjidhje martese, pohon se divorcet viteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz me pasoja, sidomos për fëmijët.

“Bashkëshorti e le, ose një shumë të përfituar nga puna apo nga përkrahja sociale në mënyrë të padrejtë karshi familjes, duke shkuar në baste dhe lotari të ndryshme. Kjo bëhet shkak për konflikte deri në dhunë në familje dhe bashkëshortet i drejtohen gjykatës”, thotë avokatja Aurora Guska.

Sipas të dhënave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 30 kërkesa për zgjidhje martese dhe që të biesh pre e ketij vesit të kumarin në Kukës është e lehtë kur në një qytet me varfëri të madhe dhejetera pika bastesh gjenden fare pranë shkollës së mesme dhe asaj 9-vjeçare.

Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit dhe pikat e basteve sportive në Kukës, rreth 50 të tilla funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por dhe pranë institucioneve arsimore.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz