BallinaRegjionaleDrenasDrenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose...

Drenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose Vendlindja Thërret

Të ngjajshme

Marihuanë dhe armë në posedim, policia arreston një prishtinas

Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj...

Bernardo Silva refuzon transferimin te skuadra e njohur

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas...

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Ish-asambleisti në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka vazhduar polemikat me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ai shkruan se kur Lladrovci ta përfundojë shkollën e mesme, mund të polemizojë me të.

“Nuk ke faj Ti.Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërrët” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!”, shkruan Drenori.

Kurse, polemika e fundit e Lladrovcit ishte kjo:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth “presionit”, as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet “veq hajt po foli diçka”.

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

“Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz