Me të drejtë është cilësuar si një nga investimet më strategjike në vend, e veçanërisht për veriun pasi lidhja e Shëngjinit me Velipojën, pritet ti japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Investimi për këtë rrugë vlerësohet 3.8 miliard lekë dhe shkurton në rreth 15 kilometra distancën mes dy zonave bregdetare. Por si është parashikuar ky investim dhe ku do të kalojnë gjurmët e rrugës së re.
Prej portit të Shëngjinit rruga do t’i ngjitet shpatit të malit 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe vijon deri në Baks Rrjoll për të zbritur më pas drejt Velipojës. Përgjatë të gjithë gjatësisë rruga Shëngjin – Velipojë ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Rrjollit, apo peisazhet natyrore si Laguna e Vilunit. Ngritja mbi nivelin e detit, veçanërisht në segmentet Shëngjin – Rana e Hedhun – Baks e bën këtë rrugë tejet panoramike për udhëtarët.
Gjurma e re përfundon në hyrje të Velipojës. Këto janë pamjet e rrugës e cila ende është në fazë diskutimi pasi qeveria nuk i ka lekët për ta konkretizuar dhe pret që në ndihmë ti vijnë Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Shikoni videon ne minuten 3.30