Natën e kaluar, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Rinas. Një nga njerëzit e tij më të dashur, e që nuk e ka lënë në “baltë”, e dashura e tij, e pranon publikisht se ajo do i qëndrojë pranë në çdo rrethanë.
Pak më herët ishte avokati Fran Dashi, i cili u shpreh për mediat se do kërkojë rihapjen e çështjes, pasi Izet Haxhia, ish-truprojë i Sali Berishës, është dënuar në mungesë nga gjykata.
Teksa kjo çështje është ende e nxehtë, vetë e dashura e Izet Haxhisë nuk ka kursyer të shprehë mbështetjen, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Haxhia ndodhet në burgun 302, ndërsa e dashura e tij që ka nën administrim faqen e tij të Facebook-ut, thotë se ai nuk është vetëm.
Bashkëngjitur një kënge, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në Facebook, ajo ka shkruar edhe këto vargje:
“Ti je forca ime, ti je shkëmbi im, ti je i miri im, Izet Haxhia!
Jam edhe unë me ty, në atë qeli… Dhe do të jem, kudo që të jesh!
Zoti është me ty, sepse ti je me të vërtetën! Që zhytet, por nuk mbytet kurrë!!
Mirë se u ktheve në Atdheun tënd, tonin, dashuria ime e pamposhtur!
Nuk je vetëm”.