back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajme“Ferronikeli” më shumë se dy muaj jashtë prodhimit

“Ferronikeli” më shumë se dy muaj jashtë prodhimit

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, tha se janë duke u bërë përpjekje për normalizimin e gjendjes në “Ferronikel”, por ka siguruar se prodhimi dhe puna nuk do të fillojë pa u qartësuar disa gjëra, që janë duke penguar procesin e prodhimit dhe punën e ndërmarrjes, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nika: Gjithçka do të dihet javën që vjen

Janë bërë më shumë se dy muaj që prodhimi në gjigantin e dytë më të madh kosovar pas “Trepçës”, në “Ferronikël”, është ndërprerë. Fillimisht menaxhmenti i “Ferronikelit” kishte ndërprerë prodhimin për shkak të, siç ishte thënë, “rinovimit të furrave elektrike”, ndërsa më vonë ishin vetë punëtorët ata të cilët kishin vendosur të mos shkojnë në punë me arsyetimin se menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ka përmbushur detyrimin ndaj punëtorëve dhe kontraktorëve, respektivisht nuk ka paguar 30 për qind të pagave të muajit shkurt.

Por tani janë bërë dy muaj të plotë që punëtorët e “Ferronikelit” nuk kanë marrë paga dhe për këtë arsye nuk dëshirojnë të punojnë. Punëtorëve u janë bashkëngjitur edhe kontraktorët.

“Kompania nuk i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve. Përfaqësuesit e punëtorëve bashkë me përfaqësuesit e kontraktorëve kanë marrë vendim që të ndalet prodhimi derisa të kryhen këto obligime. Punëtorët nuk janë në punë derisa t’u kryhen pagesat. Ne kemi kërkuar të na paguhen dy pagat që kanë mbetur, por kemi kërkuar gjithashtu të qartësohen disa gjëra, të cilat po e pengojnë procesin e prodhimit dhe punën në ‘Ferronikel’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz