back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKFOR: Ushtria, vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

KFOR: Ushtria, vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

Të ngjajshme

Përfundon seanca për sot, Rubin kthehet edhe të mërkurën për të vazhduar dëshminë në Speciale

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë...

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Formimi i ushtrisë duhet të bëhet vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese, jo me ndryshime ligjore. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të KFOR-it për gazetën “Zëri”. Sipas tyre, për të ardhur deri tek ushtria nevojitet edhe pajtimi i komuniteteve joshumicë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Transformimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese, jo me ndryshime ligjore. Kështu kanë deklaruar zyrtarë të KFOR-it për gazetën “Zëri”, pasi sipas tyre, për të ardhur deri tek ushtria nevojitet edhe pajtimi i komuniteteve joshumicë.

Madje sipas zyrtarëve të KFOR-it, edhe atëherë kur të merret vendimi për transformimin e FSK-së nuk do të thotë që ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme menjëherë. Përkundrazi, siç thonë zyrtarët e këtij misioni, një gjë e tillë kërkon kohë për vite me radhë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar gjatë së premtes se tashmë është gati arritja e një konsensusi politik sa i përket çështjes së ushtrisë. Në anën tjetër, nga Ministria e Forcës së Sigurisë kanë bërë të ditur se tashmë MFSK-ja ka përfunduar punën e saj sa i përket Projektligjit për Ushtrinë, i cili ishte paraparë t’i përcillej Qeverisë deri më 30 prill. Ndërkaq ekspertët e çështjeve ushtarake janë shprehur të vendosur se Lista Serbe nuk do të votojë në asnjë rrethanë për ndryshime kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz