back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmePantina: Ndryshimi i ligjit zgjedhor duhet të ndodhë gjashtë muaj para zgjedhjeve...

Pantina: Ndryshimi i ligjit zgjedhor duhet të ndodhë gjashtë muaj para zgjedhjeve (Video)

Të ngjajshme

Për çka “u prish” koalicioni parazgjedhor mes LDK-së e NISMA

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet...

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Deputetja e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Shqipe Pantina në emisionin “Përballje” ka thënë se kur flitet për reformën zgjedhore, flitet për dy rrafshe: e para nevoja për reformim të sistemit zgjedhor dhe e dyta nevoja për ndryshim dhe plotësim të rregullave aktuale për ti evidentuar disa të meta.

“Nuk rekomandohet që sistemi zgjedhor të ndryshojë shpesh. Në Kosovë ka nevojë për një sërë reformash tjera psh: reformat në sistemin e drejtësisë janë më të nevojshme sesa reformat zgjedhore”, u shpreh Pantina, transmeton Telegrafi

Pantina më tej ka theksuar se është e nevojshme të bëhet rishikimi i Ligjit zgjedhor.

“Është e domosdoshme ndryshimi i disa çështjeve që duhet të rregullohen me ligj psh: çështja e votimit me kusht, sepse votimi me kusht është karakteristik e vendeve postkonfliktuoze…”, tha Pantina.

Ajo ka treguar se ndryshimi në ligjet zgjedhore duhet të ndodh të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

“Është një rekomandim i Komisionit të Venecias që thotë se nuk duhet të bëhet asnjë ndryshim në ligjet zgjedhore të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve”, tha Pantina. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz