back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeReagon Nuredin Lushtaku: Vrasja nuk kishte lidhje me mua

Reagon Nuredin Lushtaku: Vrasja nuk kishte lidhje me mua

Të ngjajshme

Nagavci flet për mungesën e të hollave për prindërit dhe ndryshimin e çmimit të teksteve shkollore

Megjithëse nga 15 gushti prindërit kanë filluar aplikimin për subvencionimin...

Rubin: Me Krasniqin kam pasur kontakt minimal

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesari Alagendra, pyeti Rubinin nëse...

“Associated Press” shkruan për dëshminë e Rubin në Hagë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se kushëriri i tij Nuredin R. Lushtaku është vrarë gabimisht, pasi e kishte emrin e njejtë sikurse Nuredin Lushtaku. ( Ngjashmëria e emrit ia mori jetën, arrestohet personi që vrau gabimisht Nuredin Lushtakun)

Pas këtij lajmi ka reaguar Nuredin Lushtaku ku thotë: “Të nderuar, për herë të dytë si pasojë e mediave jo profesionale dhe tendencioze unë, familja ime dhe miqt e mi shqetësohemi vetë për faktin se unë kam emrin Nuredin Lushtaku dhe asgjë tjetër.

Vrasja e kusheririt tim nga dorasi Lutfi Qosa në vitin 2010 na ka shqetsuar të gjithëve. 
Pohimet e Televizionit T7 në emisionin “Frontal” janë shpifje e kulluar sepse, Lutfi Qosa ka qenë i paguar për të vrarë Sabit Lushtakun e jo NuredinLushtakun.

Vrasja ka nodhë për shkak të konflikteve familjare që kanë pas familja e afërt e viktimës në Austri me familjen e Driton Latifit.

JU rikujtoj se i afërmi i viktimës Nuredin R Lushtaku, Sabit Lushtaku ka pas konflikt familjar me familjen e Driton Latifi në Austri të cilët sipas dëshmive të prokurorisë kanë paguar dorasin Lutfi Qosa i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 19 vite burgim për vrasjen e Nuredin R Lushtakut, ndërsa Gjykata e Apelit ia ka rritë denimin në 27 vite burgim të formës së prerë.

Në të gjitha shkresat e lëndës saktësohet se dorasi Lutfi Qosa ka qenë i shtyrë nga Driton Latifi për vrasje të Sabit Lushtaku për qëllime hakmarrese, por që dorasi ka vrarë gabimisht Nuredin R Lushtakun të afërmin e Sabit Lushtakut dhe kjo nuk ka pas kurfarë lidhje me mua dhe punë time.

Prandaj, konsideroj se shkrimet e medias sot ishin qëllim kqija, jo profesionale dhe tendencioze për të përfshirë apo ndërlidh vrasjen e Nuradin R Lushtakut me mua.

Konsideroj se shkrime të tilla kishin për qellim dëmtimin e autoriteti tim dhe përfshirjen time në një rast të tillë ishin të qëllimshme nga gazetari Arsim Lani, Televizioni T7 në emisiomin “Frontal” e që u transmetua edhe nga disa media tjera, të cilat kanë shqetsuar familjen time dhe miqt e mi.

Të nderuar miq, një kërkim falje nga mediat për shqetsimin që kan shkaktuar në familjen time, do të me bënte të mendohem për të mos ndërmarr HAPA të tjerë ligjorë ndaj shpifësve të tillë.

Unë Gjeneral Nuredin Lushtaku edhe pse modest mburrem me punë time në UÇK, TMK dhe në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe asnjëherë nuk kam qenë cak i asnjë sulmi dhe as që kam pas konflikt me ndokënd për punën time gjatë viteve të shkuara.

Këtij reagimi ia bashkangjesë vendimin e Gjykatës për rastin e vrasjes seNuredin R Lushtakut të cilin ka mundur ta siguroj çdo media apo gazetar veq pak profesional.

Fotografia e Gjeneral Nuredin Lushtaku

Fotografia e Gjeneral Nuredin Lushtaku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz