back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKrejt çka ndodhi sot në mbledhjen e Kuvendit të Drenasit

Krejt çka ndodhi sot në mbledhjen e Kuvendit të Drenasit

Të ngjajshme

Të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin të propozuara 14 pika për rend dite nga ekzekutivi, 11 propozim vendime, raporti tre mujor financiar, procesverbali dhe formimi i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj që edhe e ka udhëhequr seancën, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe media.

Më poshtë ju njoftojmë për pika të cilat kanë kaluar pas diskutimeve, ndërsa për me gjerësisht mund të dëgjoni mbledhjen edhe përmes kanalit të YouTube që është i publikuar linku përmes ueb faqes zyrtare të Komunës.

Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i mbledhjes së kaluar ka mbetur të sillet në mbledhjen e ardhshme.

Pas debateve, ka kaluar pika e dytë për rend dite me 16 vota pro, 8 kundër dhe 1 abstenim  propozim vendimi për subvencionimin e Klubit të Feronikelit në vlerën prej 30 mijë euro.

Pika e tret për subvencionimin e KVRL-së në vlerën prej 3 mijë euro, pas debateve nga anëtarët e Kuvendit si dhe kërkesave të disa prej tyre që të sillet raport financiar për shpenzimin e parasë publike, është votuar me vota unanime.

Pika e katërt e propozim vendimit për rrënimin e ishujve në sheshin “Fehmi Lladrovci” ka kaluar me 28 vota për dhe asnjë kundër.

Pika e pestë e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit të Komunës nr.421-3587 të datës 16.06.2009 për kthimin e pronës komunale që i ishte dhënë në shfrytëzim NTP “FLORIANI” me pronar Muhamet Ajazi nga Komorani, me 19 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenime ka kaluar dhe prona i është kthyer komunës.

Pika e gjashtë e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit të Komunës nr 421-3587 të datës 19.06.2009 për kthimin e pronës komunale që ishte dhënë në shfrytëzim NTSH “BE-INDENERING BAU” me pronar Gëzim Gegaj nga Komorani, po ashtu është votuar me 26 vota pro, 2 kundër ka kaluar.

Pika e shtatë e propozim vendimit për kthimin e pronës komunale të dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Hajdar Heta nga Gllogoci është votuar me 20 vota pro, 4 kundër dhe 7 abstenime ka kaluar edhe ky propozim vendim.

Pika e tetë e propozim vendimit për kthimin e pronës komunale të dhënë në shfrytëzim të përhershëm pronarit Zejnullah Strumcaku nga fshati Abri e Epërme, me 20 vota pro, 1 kundër dhe 9 abstenime ka kaluar.

Pika e nëntë e propozim vendimit për ndarjen e pronës komunale për varrezat e fshatit Korroticë e Ulët, propozim i parë i caktuar nga ekzekutivi për parcelën prej 1 hektarësh, është votuar me 17 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim që të ndahet kjo parcelë.

Pika e dhjetë e propozim vendimit për formimin e komisionit për rregulloren për dekorata dhe mirënjohje është votuar kjo përbërje:

  1. Arta Gjylani
  2. Vehbi Berisha
  3. Beqir Kiqina
  4. Gani Sylaj
  5. Flutura Avdiu dhe
  6. Shukrije Rama

Pika e njëmbëdhjetë e propozim vendimit për formimin e komisionit për ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës, me 19 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim është votuar komisioni ne këtë përbërje:

  1. Shqipe Zogu
  2. Bedri Nika
  3. Petrit Sinani
  4. Bekim Morina
  5. Flamur Curri
  6. Shqipe Kuliqi dhe
  7. Ylber Haxhiu

Pika e dymbëdhjetë e propozim vendimit për financimin e projektit të “HANDIKOS-it” në vlerën prej 5 mijë eurove është votuar me 25 vota pro dhe një abstenim.

Ne pikën e trembëdhjetë është diskutuar edhe raporti financiar Janar-Mars 2018.

Kurse në pikën e fundit të ndryshme, është formuar Komisioni për Emërtimin e Rrugëve ne këtë përbërje;

  1. Bekim Lestrani
  2. Kimete Bardhi
  3. Burim Bujupi
  4. Petrit Gashi
  5. Ndërsa anëtari tjetër është votuar që të propozohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Po ashtu ne këtë pikë, anëtarja e Kuvendit, Shqipe Zogu ka njoftuar se me 29 mars të këtij viti është themeluar struktura e re e Grupit të Grave Asambleiste me këtë përbërje;

  1. Arta Gjylani – kryetare
  2. Edolina Plakiqi – nënkryetare dhe
  3. Florentina Elezi – sekretare
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz