BallinaLajme2000 euro për një bebe, shpërthen skandali i foshnjave të shitura në...

2000 euro për një bebe, shpërthen skandali i foshnjave të shitura në Maqedoni

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Dy zyrtare të punësuara në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni, janë marrë në pyetje nga Prokuroria Publike, ka lajmëruar TV24. Bëhet fjalë për procedurë parahetimore, për lëndë që është hapur në prokurori në lidhje me informacionet se kërkohet ryshfet nga çiftet që duan të adoptojnë foshnje, shkruan Fakte. Deri më tani në pyetje është marrë zyrtarja e cila është drejtëpërdrejtë e akuzuar se ka marrë para, si dhe një tjetër në cilësinë e përfaqësueses së MPPS-së.

Para disa ditësh ka shpërthyer skandali me shitjen e foshnjeve pasi shkupjanja Kuzmanovska publikisht ka denoncuar se në vitin 2013 i janë kërkuar 2000 euro për të adoptuar një fëmijë. Ajo fillimisht kishte pranuar të paguajë shumën e caktuar, duke menduar se bëhet fjalë për pagesë legale.Pasi ka kuptuar se bëhet fjalë për ryshfet, ajo ka refuzuar të paguajë dhe nuk i është lejuar adoptimi. Menjëherë pas kësaj, e njejtë është akuzuar dhe dënuar për “dhunë në familje”.

Edhe Avokati i Popullit ka hapur lëndë për keqpërdorime në adoptimin e foshnjeve. Ai është i bindur se edhe Klinika e Gjinekologjisë është e implikuar, në rastet kur abortojnë dhe lindin vajza të mitura. Avokati i Popullit po heton ku përfundojnë këto foshnje?! Edhe ambasada e fëmijëve Megjashi ka shprehur shqetësime të mëdha në lidhje me këtë çështjë./FAKTE.Net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz