BallinaLajmeVetura e Policisë bie në lumin Lepenc, zhdukën dy policë (Foto)

Vetura e Policisë bie në lumin Lepenc, zhdukën dy policë (Foto)

Të ngjajshme

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me...

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.

Një veturë e policisë me dy pjesëtarë ka rënë në lumin Iber-Lepenc, rreth orës 21:00.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit. Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek  “Kulla me qeshme”.

Indeksonline është në vendin e ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar për rastin./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz