back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeRoja nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro, gjesti i tij...

Roja nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro, gjesti i tij i mirë e lë të zhgënjyer përjetë

Të ngjajshme

Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia...

​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të...

Dalin pamjet, 76 vjeçari në Durrës tenton ta eliminoi bashkëshorten me shkop të drurit

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në...

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është...

Me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë, është përballur një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit.

Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit.

Pasi i ka rënë rrotull, ka gjetur një çantë me 3 mijë euro brenda në kopshtin para lokalit.

Siç duket çantë e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve.

Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”.

55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen.

Roja deklaroi:

E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë. Gjithçka mund të ndodhë. E shikova përsëri dhe pashë që ka vetëm para, me kapluan djersët. Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.
Ai shtoi i qeshur:

Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit. Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit. Do kisha mbushur një maune me telefona.”/njekomb

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz