back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme94-vjeçarja shqiptare e vetmuar dhe pa energji elektrike: Nuk më mori Zoti,...

94-vjeçarja shqiptare e vetmuar dhe pa energji elektrike: Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur (Video)

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Në zonën e Tufinës jeton e vetme 94-vjeçarja Hasime Veizi, të cilës si të mos mjaftonin problemet e moshës dhe vetmia, prej 2 muajsh nuk ka energji elektrike.

“Nuk kam dëgjuar e nuk kam parë që të lesh një plakë 3-4 muaj pa drita që të bjerë nga krevati. Nuk më mori Zoti, më la për të vuajtur!”, u shpreh me lot në sy e moshuara.

Djali i saj, Bilbil Veizi tregoi se pas vdekjes së të vëllait që jetonte me Hasimen, i ka paguar ai faturat e energjisë elektrike, por kontrata me OSHEE-në është në emër të një tjetër vëllai, që jeton jashtë Shqipërisë.

“Ku është e drejta e njeriut? Që të jetojë dhe kjo plakë si gjithë të tjerët! Unë i bëj thirrje qeveritarëve që ta shohin këtë gjendje dhe jo të më sorrollasin mua për të ardhur e për t’i lidhur një dritë kësaj plake këtu”, tha i shqetësuar Bilbili.

Emisioni “Stop” u interesua pranë degës së OSHEE-së në Kinostudio. se përse nuk bëhet lidhja e energjisë elektrike për nënën 94-vjeçare.

Drejtori i Divizionit Tregtar OSHEE, Elton Sevrani u shpreh se ky është një rast i veçantë për rregulloren e këtij institucioni, pasi detyrimi duhet të shlyhet nga vetë mbajtësi i kontratës, pra djali i Hasimes që ndodhet në SHBA.

“Por duke qënë se kemi të bëjmë me një situatë specifike, kur mamaja e të dy zotërinjve ndodhet në kushtet që duhet të ketë furnizim me energji elektrike. Ne kemi pranuar këtë kërkesë të zotërisë për të qenë ai likujduesi i këtij detyrimi“, tha drejtori Sevrani.

Ditën tjetër, punonjësit e OSHEE-së i rilidhën energjinë elektrike 94-vjeçares, Hasime Veizi. “Shyqyr që më hapët sytë se më ishin zënë. Rrofshi e qofshi, Zoti ju dhëntë shëndet e u bëfshi 200 vjeç!”, u shpreh e entuziasmuar e moshuara./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz