BallinaLajmeNëse pini mbi 5 gota alkool në javë jeni duke rritur rrezikun...

Nëse pini mbi 5 gota alkool në javë jeni duke rritur rrezikun për vdekje

Të ngjajshme

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...
Konsumi i më shumë se 5-6 gotave verë në javë shkurton jetën. Këtë e thotë studimi i Universitetit të Padovas në Itali, i cili jep prova të qarta që pohojnë nevojën imediate të uljes së nivelit të konsumit të alkoolit në shumë vende të botës.

Për vende të ndryshme, sasia e lejuar apo ajo që quhet standardi, nuk është e njëjtë. Në shtetin fqinj, Itali, udhëzimet për konsumin e alkoolit rekomandojnë konsum më të ulët se 84 gramë në javë për gratë dhe 168 gramë për meshkujt e rritur.

Ndërsa në SHBA rekomandohet që sasia javore e alkoolit të mos kalojë 196 gramë, e barabartë me 11 gota për meshkujt. Studimi i Universitetit të Padovas përfshiu 19 shtete të pasura, në total 599.912

individë. Rreth gjysma prej tyre, 50% raportohet se konsumojnë më shumë se 100 gramë në javë, ndërsa 8.4% e tyre konsumonin 350 gramë në javë.

Nga studimi rezultoi se ata që tejkalonin sasinë prej 100 gramësh në ditë, përballeshin me një rrezik më të lartë mortaliteti shkaktuar nga një sërë faktorësh. Një krahasim i personave që thonë se konsumojnë

jo më shumë se 100 gramë, me ata që pinë 200 gramë apo deri në 350 gramë në javë është parë se ka një jetëgjatësi më të shkurtër, e cila ulet me rreth 6 muaj, 1-2 vjet apo 4-5 vjet respektivisht.

“Mesazhi kryesor për shëndetin e popullatës është se, në rast se konsumoni alkoolin pini më pak sepse mund t’ju ndihmojë të jetoni pasi redukton rrezikun e shumë sëmundjeve kardiovaskulare”, shprehet Angela Wood, autorja kryesore e studimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz