BallinaRegjionaleDrenasJa kush po thotë se “Ramizi u ba „maca e zezë“ për ekipet...

Ja kush po thotë se “Ramizi u ba „maca e zezë“ për ekipet vendase”!

Të ngjajshme

Bayerni ka pësuar humbje nga Reali në shtëpi me rezultat 2-1.

Për Xhavit Drenorin, “fajet” për humbjen e Bayernit i ka Ramiz Lladrovci!

Ish-asamblisti i KK-së së Drenasit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se “Ramizi u ba „maca e zezë“ për ekipet vendase”!

Drenori ka shkruar edhe për shpenzimet që janë bërë nga kryetari Lladrovci për të përcjellur një ndeshje të tillë.

Lexojeni të plotë reagimin e Drenorit:

#Ramizi u ba „maca e zezë“ për ekipet vendase të cilave po u bënë tifo nga „vendi i ngjarjes“.

Me 25.02.2018 i pat „sjellë“ fat Xhakes dhe Arsenalit në Emirates (Londër).

Sot Bayernin po e përcjellë po i njëjti „fat“.

Nejse, sport është ky!

Por nëse e mendojmë së një biletë për ta përcjellë këtë ndeshje (fare afër fushës), mund të kushtojë disa qindra euro, bileta e avionit poashtu qindra euro, e hoteli poashtu, atëherë i bie që Kryetari Lladrovci qenka afër bankrotit, nëse ka shku atje me shpenzime të veta. Po i referohem deklarimit të pasurisë që Kryetari Lladrovci e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Marrja „u varrosë“ moti, përndryshe kur shumica e qytetarëve jetojnë jo dinjitetshëm dhe në pamundësi të levizjes së lirë, do ishte marru me ba fotografi në stadium!

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz