back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar...

Ekskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar mandati (Emrat)

Të ngjajshme

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...
Janë një numër i madh i diplomatëve kosovarë që tashmë ju ka skaduar mandati, por që të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në misionet diplomatike jashtë vendit.

Bëhet fjalë për 23 diplomatë që iu ka skaduar mandati dhe për këtë çështje tashmë është vënë në dijeni edhe zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Në lidhje me këtë çështje Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë vërejtje nga Auditimi i Jashtëm, si dhe rasti është duke u hetuar në bazë të kallëzimit penal të bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit”, kanë thënë burime të lajmit.net.

Lidhur me ligjin që përcakton mandatin e diplomatëve, ai qartë specifikon se përfaqësuesit diplomatik qëndrojnë në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë katër vjeçare.

“Asnjëri nga këta diplomat nuk do të mund të mbetet në listë të pagave pas përfundimit të mandatit. As nuk do të mund të gëzojnë ndonjë të drejtë tjetër”, thonë burimet për portalin tonë.

Në bazë të Ligjit për Shërbim të Jashtëm, diplomatët pas përfundimit të mandatit të tyre duhet të kthehen në Ministri ose të transferohen në ndonjë mision tjetër katër vjeçar.

Lajmi.net sjellë ekskluzivisht listën e 23 diplomatëve kosovarë që iu ka përfunduar mandati ose është afër përfundimit:

Ylber Kryeziu – Ministër Këshilltar, Nju Jork (30.04.2014-29.04.2018)

Shota Bukoshi – Këshilltare, Berlin (mandati i skaduar më 18 shkurt 2018)

Lulzim Pllan – Këshilltar, Berlin (30.04.2014-29.04.2018)

Miftar Kryeziu – Sekretar i Dytë, Berlin (30.04.2014-29.04.2018)

Faruk Ajeti – Sekretar i Dytë, Vjenë (30.04.2014-29.04.2018)

Mustafë Xhemajli – Ministër Këshilltar, Bern (mandati i skaduar më 24 janar 2017)

Mitat Fejza – Konsull, Francë (mandati i skaduar më 9 maj 2017)

Mehmet Morina – Sekretar i Dytë, Australi (30.04.2014-29.04.2018)

Ruzvelt Frrokaj – Ministër Këshilltar, Itali (30.04.2014-29.04.2018)

Lavdim Morina  – Konsull, Milani (mandati i skaduar më 7 prill 2018)

Bubulina Krasniqi –  Sekretare e Parë, Bullgari (10.07.2017-09.07.2018)

Lekë Daka – Sekretar i Parë, Holandë (mandati i skaduar më 3 mars 2018)

Petrit Hajdari – Konsull, Slloveni (25.04.2014 – 24.04.2018)

Mirjeta Behluli – Ministër Këshilltare, Slloveni (30.04.2014 – 29.04.2018)

Uliks Emra – Ministër Këshilltar, Kroaci (30.04.2014 – 29.04.2018)

Adriatik Kryeziu- Sekretar i Parë (30.04.2014 – 29.04.2018)

Visar Fetaj – Këshilltar, Çeki (30.04.2014 – 29.04.2018)

Valdrin Grainca – Sekretar i Parë, Bruksel (30.04.2014 – 29.04.2018)

Sylë Ukshini – Ministër Këshilltar, Tiranë (23.06.2014 – 22.06.2018)

Vahid Haxhiu – Sekretar i Dytë, Arabi Saudite (30.04.2014 – 29.04.2018)

Albesjana Iberhysaj – Këshilltare, Strasburg (30.04.2014 – 29.04.2018)

Agron Maloku  – Këshilltar, Frankfurt (30.04.2014 – 29.04.2018)

Frymëzim Isufaj – Ministër Këshilltar, Uashington (mandati i skaduar më 18 mars 2018) /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz