BallinaSport“Salah kandidat serioz për Topin e Artë, së bashku me Messin e...

“Salah kandidat serioz për Topin e Artë, së bashku me Messin e Ronaldon”

Të ngjajshme

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Salah duhet të jetë mesin e tre lojtarëve për ‘Topin e Artë’, thotë Fowler.

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler, beson se Mohamed Salah është kandidatë serioz për ta fituar Topin e Artë dhe çmimin nga FIFA “The Best”, ku kanë dominuar Lionel Messi e Cristinao Ronaldo.

Salah po shijon sezon ëndrrash që në sezonin debutues me Liverpoolin. Ai ka realizuar 40 gola në të gjitha garat, 30 në Premierligë, dhe është afër që të sigurojë Këpucën e Artë në Angli, teksa po lufton me Lionel Messin për atë të Evropës.

“Salah meriton të jetë në mesin e më të mirëve për Topin e Artë. Nuk po them se do ta fitojë, në fakt – jam shumë i sigurt se nuk do ta fitojë duke parë se si shkojnë gjërat. Por, po them se ai meriton të jetë atje së bashku me Ronaldon e Messin”, u shpreh Fowler për “Daily Mail”.

“Kur them duke e parë si shkojnë gjërat, mos më keqkuptoni, ata dy janë më të mirë në histori, më të mirët që ka parë bota e futbollit”.

“Ata e bëjnë diferencën dhe dytë kanë më shumë shanse për Kupën e Botës, por deri më tani – Salah i ka arritur ata, pa asnjë dyshim”.

“Ndoshta do të ketë më shumë mundësi për të fituar çmimin e FIFA-s “The Best”, sepse zgjidhet nga trajnerët e Përfaqësuesve. Votat për Topin e Artë janë nga gazetarët”, shtoi mes tjerash Fowler. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz