back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaBotëPse Bashar al-Assad është ende në pushtet?

Pse Bashar al-Assad është ende në pushtet?

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Lideri sirian u ka mbijetuar për shtat vjet konfliktit që ka shkatërruar shumicën e vendit që ai udhëheq.

- Advertisement -

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad u ka mbijetuar shtatë vjetëve të luftës shkatërruese dhe presionit ndërkombëtar për tu tërhequr.

Megjithëse sulmet në Siri nga SHBA dhe aleatët godasin tentimin e tij për pushtet në gjithë vendin, ka pak mendime se ky është një hap drejt fundit të presidencës së tij.

Bashar al-Assad u lind në Damask 53 vjet më parë. Babai i tij Hafez Assad, ishte president i Sirisë dhe në pushtet ishte nga vitit 1971 deri në vitin 2000.

Më 1988 Bashar al-Assad ka punuar si mjek në Ushtrinë Siriane. Ka specializuar për oftalmologji në Londër.

Kur vëllai i tij, Bassel, vdiq në një aksident trafiku, ai u rikthye në Siri për të kryer rolin e tij si trashëgimtar.

Për tre vjet u bë kolonel.

Ishte zgjedhur president katër muaj pas vdekjes së babait të tij duke u bërë presidenti i 19’të i Sirisë. Këtë pozitë mban që nga 17 korriku i vitit 2000 kur mori 97 për qind të votave.

Assad vazhdoi regjimin brutal të babait të tij që përfundoi në luftë civile duke ndaluar reformat.

Protestat në vend nisën më 2011 kur njerëzit kërkuan reforma dhe të drejta civile. Ushtria siriane ishte kundërpërgjigje të dhunshme ndaj tyre.

Sipas një studimi nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, forcat e Assadit kanë vrarë 94 për qind të civilëve që kanë humbur jetën në Siri që nga viti 2011.

Ai është kritikuar vazhdimisht nga liderët botëror nga mbarë bota për përdorim të armëve kimike kundër civilëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz