back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmePrezantohen ndryshimet në Kodin penal, dënime të ashpra nëse bëhen këto shkelje

Prezantohen ndryshimet në Kodin penal, dënime të ashpra nëse bëhen këto shkelje

Të ngjajshme

Çmimet e larta, Kaçaniku: Qeveritarët po i mbajnë duart në xhepat e qytetarëve

Qytetarët e Kosovës po përballen me çmime të larta,...

SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të nisën një...

Glasner nuk e ka ndërmend të vazhdoj me Crystalin, skuadrat europiane “fërkojnë” duart!

Trajneri austriak Oliver Glasner nuk ka ndërmend të rinovojë...

KQZ publikon qendrat për votim me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në...
- Advertisement -

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka prezantuar ndryshimet që janë në bërë në Kodin e ri Penal.

- Advertisement -

Sipas ministrit Tahiri, në hartimin e Kodit të ri janë bazuar në tri parime themelore: përcaktimin e qartë për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; fleksibilitet më i madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit; dhe mbrojtje, promovim dhe avancim të nocionit të të drejtave të njeriut.

Në nenet që përcaktojnë luftë më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ministri Tahiri ka bërë të ditur se janë ndryshuar nenet që nga kontrabandimi, e deri te mashtrimi dhe prodhimi i produkteve të dëmshme, si dhe ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen e dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë, etj. Sipas ministrit Tahiri, këto ndryshime i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.

“Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin, ku do që ka pasur mundësi janë rritur dhe janë bërë kumulative në vend se alternative. Këto masa janë përkushtim konkret i yni për të mbrojtur integritetin e institucioneve tona dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në mënyrë të vazhdueshme dhe të pa kompromis” ka thënë Tahiri.

Edhe ndryshimet e parapara me koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzave për korrupsion, janë përfshirë në këtë Kod.

“Rrjedhimisht, janë propozuar amendamentet e reja që i ndalojnë personit zyrtar ushtrimin e funksionit në administratën publike apo në shërbimin publik deri në 10 vjet nga aktgjykimi dënues. Kjo dispozitë parasheh që kur zyrtari publik të dënohet për vepër penale të korrupsionit, atij t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve në shërbim publik deri në dhjetë vjet” ka thënë ministri Tahiri.

Në konferencë, Ministri Tahiri ka bërë të ditur se në ndryshimin e mbi 100 neneve, janë përfshirë mbi 180 anëtarë të grupeve dhe nëngrupeve tematike, nga konzorciume të mëdha të shoqërisë civile, mediave, institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në një proces transparent dhe demokratik për hartimin e këtij projektligji, që është njëri prej më të rëndësishmëve legjislativ të hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz