BallinaLajmePse nuk po shkarkohet Besim Beqaj? Flet kryeministri Haradinaj

Pse nuk po shkarkohet Besim Beqaj? Flet kryeministri Haradinaj

Të ngjajshme

Arsenali interesohet për yllin e ri të Serie A, që luan te Roma

Kryeqyteti italian, Roma, është kthyer në një pikë të...

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e shkarkimit të ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj, pasi Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për aferën “Pronto”.

Në një tryezë të organizuar nga Lëvizja Fol, kryeministri Haradinaj foli për zyrtarët qeveritarë me aktakuza.

Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Beqajt, që u bë e ditur të premten e kaluar, kryeministri tha se akoma nuk ka asnjë njoftim apo konfirmim zyrtar rreth aktakuzës, prandaj edhe nuk ka marrë ndonjë vendim për shkarkimin e ministrit që vjen nga radhët e PDK’së.

“Na duhet një proces, një bazë. Aktakuza e tillë ose konfirmimi nga ndonjë gjykatë. Është vështirë të merret një vendim duke u bazuar vetëm në një lajm medial”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i Qeverisë ka pranuar se ‘ka reflektuar’ edhe për këtë cështje dhe nëse kjo merr një konfirmim zyrtar, atëherë edhe do të vendoset për Beqajn.

I pyetur nëse mjaftojnë audioincizimet e  aferës Pronto, si bazë për të ditur përfshirjen e ministrit Beqaj, Haradinaj ka thënë se Qeveria merr vendime vetëm sipas bazave ligjore.

“Nëse ka qenë ai vlerësim, atëherë ai ministër nuk do të duhej të emërohej. Audioincizimet kanë ekzistuar që një kohë e gjatë. Tani po flasim për masat që janë zyrtare, procedurale”, ka përfunduar ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz