Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me Listën Serbe nuk janë prishur për Asocacionin, por për arrestimin e Marko Gjuriqit.
Kryeministri ka theksuar se marrëveshja për hyrje në Qeveri me Listën Serbe ka qenë e zorit.
“Kur kemi hyrë në Qeveri nuk kemi biseduar për çështjet që i ndajnë siç është Demarkacioni dhe Ushtria por për atë se çka i bashkon”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se Lista Serbe nuk ka paraqit ndonjë kusht për kthim në Qeveri.
Haradinaj ka theksuar se Kosovës i janë harxhuar ‘lëshimet’ në çështjen e dialogut dhe se duhet të ketë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciprok.



