back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeSindikata nuk lëshon pe, grevë në arsim

Sindikata nuk lëshon pe, grevë në arsim

Të ngjajshme

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Sindikata e Mësimdhënësve nuk po lëvizin nga vendimi i tyre për të filluar grevë me afat të pacaktuar, me kërkesën e vetme, Miratimin e Ligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk lëshuan pe edhe pas kërkesave të djeshme minsitrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi që kjo grevë e paralajmëruar të fillojë më 13 prill të anulohet.

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, tha për KALLXO.com se nuk mjaftohen me fjalë por greva do të anulohet vetëm nëse plotësohen kërkesat.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, kërkesa e Ministrit nuk është korrekte të thuhet që ai kërkoi dhe e pamë postimin që të anulohet greva, gjë që është e pamundur sepse për grevën ka vendosur kongresi me rezolutë. Edhe ministri Bytyqi edhe të tjerët, madje edhe kryeministri Haradinaj e kanë shumë më të lehtë ta bëjnë një veprim që nuk kërkon kohë, ta vënë në rend dite projektligjin për statusitn e punëtorëve në arsim të viteve 90-ta.”, tha Jashari.

Ai po ashtu ritheksoi se mbajtja e testit PISA dhe madje edhe testeve të përgjithshme në shkolla mund të kompremetohen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Derisa të plotësohet kjo, grevë do të ketë dhe qeveria duhet të dijë se mund të ketë pastaj implikime në arsim sepse edhe testi PISA do të vihet në pikëpyetje, pastaj së shpejti vijnë edhe testet tjera të rëndomta, ai i arritshmërisë dhe i maturës dhe këto të gjitha mund të parandalohen duke e votuar projektligjin dhe duke e dërguar në Parlament. Qeveria duhet të dijë se kur ka grevë, nuk ka as punë, as mësim e as ndonjë aktivitet tjetër.”, tha Jashari.

Dje në një takim me përfaqësuesit e SBASHK, Ministri Bytyqi kishte thënë se mbajtja e grevës në këtë kohë mund të shkaktojë probleme. /kallxo.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz