BallinaRegjionaleDrenasDetaje të reja për ndërprerjen e punës së Feronikelit, rreth 820 punëtorë...

Detaje të reja për ndërprerjen e punës së Feronikelit, rreth 820 punëtorë ndërpresin punën

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktorë të fabrikës Ferronikel në Drenas kanë ndërprerë punën.

Kjo për shkak se pronarët e kësaj kompanie nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve dhe kontraktorëve, pra nuk i kanë paguar 30% e muajit shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Fehmi Nika.

Ai ka thënë se ndërprerja e prodhimit ka ardhur si pasojë e mospagesës, ku sindikata bashkë me kontraktorët kanë vendosur të ndërprenë përkohësisht punën aty.

“Prodhimi është ndalur dje. Kjo pasi kompania nuk ka kryer obligimet ndaj punëtorëve. Pra, mospagesa e 30% të muajit shkurt ndaj punëtorëve dhe kontraktorëvë. Përfaqësuesit e punëtorëve bashkë me përfaqësuesit e kontraktorëve kanë marr vendim që të ndalet prodhimi deri sa të kryhen këto obligime. Punëtorët nuk  janë në punë, deri sa ti kryhen pagesa. Kemi biseduar me menaxhmentin dhe e kemi lajmëruar që nëse deri në ora 12 të ditës së djeshme nuk kryhen pagesat, atëherë do të ndalin punën. Pagesa nuk është kryer dhe prodhimi është ndalur” ka thënë Nika për Indeksonline.

Kujtojmë që kjo fabrikë në vitin 2016 u përball me një krizë 6muajshe të mosprodhimit për shkak të mungesës së rezervave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz