BallinaSportClevelandi e gjunjëzon Toronton, Golden State i tregon dhëmbët ndaj OKC pa...

Clevelandi e gjunjëzon Toronton, Golden State i tregon dhëmbët ndaj OKC pa Curryn (Video)

Të ngjajshme

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Arenali dhe City bëjnë ‘histori’, ende pa nisur finalja e Carabao Cup

Arsenal dhe Manchester City kanë bërë histori që para...

Egli Tako shkëlqen në paraqitjen e fundit me fustan vjollcë!

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e...

Cleveland Cavaliers ka mposhtur në shtëpi me rezultat 112-106 skuadrën e Toronto Raptors.

Clevelandi i udhëhequr nga LeBron James shfaqi paraqitje të kompletuar nga fillimi i takimit.

LeBron James shkëlqeu me 27 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime, kurse Kevin Love shtoi 18 pikë e 15 kërcime, ndërsa Jose Calderon shtoi 19 pikë nga tri treshe.

Te Toronto shkëlqyen Jonas Valanciunas me 17 pikë e 10 kërcime, Serge Ibaka me 16 pikë e 12 kërcime dhe DeMar DeRozan me 19 pikë.

Golden State Warriors në anën tjetër realizoi fitoer të madhe në udhëtim te Oklahoma City Thunder pas një ndeshje mjaft interesante që përfundoi me rezultat 111-107.

Westbrook realizio 44 pikë e 16 kërcime duke shpërthyer, por kjo nuk mjaftoi pasi Steven Adams me vetëm 7 pikë dhe Paul George me 20 pikë nuk ja dolën të ndihmojnë skuadrën.

Te Golden State i pandalshëm ishte Kevin Durant i cili shënoi 34 pikë e 10 kërcime, ndërsa Klay Thompson shtoi 20 pikë në këtë takim.

Në lindje Clevelandi vazhdon të mbajë pozitën e tretë me një fitore më shumë se Philadelphia, ndërsa në perëndim vazhdon drama e playoffit, ku fuqishëm në garë vazhdojnë të jenë Denver dhe LA Clippers pas fitoreve të arritura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz