BallinaSportAlba: Shpresoj ta mposhtim Romën 6-1

Alba: Shpresoj ta mposhtim Romën 6-1

Të ngjajshme

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një...

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, shpreson që të shënojnë fitore me rezultat 6-1 ndaj Romës sikurse dikur.

Giallorossët në vizitën e tyre të fundit në Camp Nou, kishin pësuar me këtë rezultat në vitin 2015.

“Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, jemi skuadër e madhe dhe mund ta mposhtim çdokënd”.

Jordi Alba (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Roma është skuadër e vështirë për tu përballur. Janë kompakt dhe mund t’i shkaktojnë çdokujt probleme. Shpresoj t’i mposhtim 6-1, por janë përmirësuar shumë që atëherë”.

“Por edhe ne jemi më të mirë se sa në vitin kur e fituam tripletën nën drejtimin e Luis Enriquet, jemi në rrugën e duhur”.

“A mund t’i fitoni sërish tre titujt? Ka ende shumë rrugë për të bërë, por ne kemi shumë besim edhe pse mbetet rrugë e gjatë  deri në fund të sezonit”.

Lionel Messi do të kthehet, ndërsa Roma do ta ndjejë mungesën e lojtarit të tyre më të mirë Cengiz Under.

Alba (Getty)

“Me Messi ne luajmë më mirë, pra me të në fushë gjasat që të fitojmë çdo ndeshje janë më të mëdha”.

“Sa për Under, ai është lojtar shumë i mirë, lajm i keq për Romën dhe i mirë për në’, ka thënë Alba. /Telegrafi/  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz