BallinaLajmeBill Clinton dërgon një letër në Kosovë

Bill Clinton dërgon një letër në Kosovë

Të ngjajshme

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar...

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për të ngujuarit në “Trepçë”

Kryesuesi i bordit mbikqyrës të “Trepçës”, Shpëtim Dobra ka...

Dy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vetë Clinton për kosovarët.

Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën ‘Prishtina High School’. Këtë letër ai e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clintonit.

Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Waters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij. /KultPlus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz