BallinaLajmePolicia i kap hajnat që e kishin terrorizuar Klinën

Policia i kap hajnat që e kishin terrorizuar Klinën

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

iOS sulmohet nga virusi “DarkSword”

Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë...

Policia e Klinës në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Klinës, gjatë një pune operative – hetimore, ka arritur që të identifikojë tre persona të dyshuar të mitur, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e komunës së Klinës.

Policia më 9 mars ka intervistuar 3 personat e mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe zyrtarit të QPS-së, ndërsa një person i dyshuar i moshës madhore është identifikuar por ende nuk është arrestuar.

Gjatë intervistimit të tyre, të njëjtit kanë pranuar se i kanë kryer 4 raste të vjedhjeve dhe të vjedhjeve të rënda dhe një rast “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Dy prej këtyre rasteve të ndriçuara pronarët apo viktimat e rasteve janë minoritarë serbë. Vlen të ceket se hetuesit kanë siguruar edhe disa prova apo dëshmi materiale të gjetura tek kryerësit, të cilat dëshmi u janë kthyer pronarëve.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Klinë.

Po ashtu hetuesit janë duke vazhduar intensivisht hetimet me të njëjtit persona, me qëllim të zbulimit edhe të rasteve të tjera të raportuara më herët në rajonin tonë.

Lidhur me të gjitha veprimet e marra, hetuesit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë e shtetit për të mitur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz