BallinaLajmeMinistri Besim Beqaj takoi përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë

Ministri Besim Beqaj takoi përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë z. Peter Hasslacher.

Ministri Beqaj me delegacionin austriak ka bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë në fushën e inovacionit, ndërmarrësisë, si dhe për qasjen e të rinjve në raport me zhvillimet globale ekonomike, duke përfshirë kreativitetin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës.

Pas takimit, ministri Beqaj ka shprehur kënaqësinë e tij me idetë e përbashkëta dhe mundësitë që me vendet më të zhvilluara përmes hulumtimeve për produkte të reja të ndryshohet bota.

“Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ministri Beqaj pa takimit.

Takimi i ministrit Beqaj me delegacionin austriak dhe me z. Peter Hasslacher, përfaqësues i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, është realizuar në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për realizimin e përkrahjes së miqve dhe donatorëve në fushën e inovacionit, por edhe në marrjen e praktikave evropiane në trajtimin institucional të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz