BallinaLajmeGashi pas djegies së autobusit: T’u bëhet kontroll i rreptë kompanive

Gashi pas djegies së autobusit: T’u bëhet kontroll i rreptë kompanive

Të ngjajshme

Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”

Një postim i fundit në rrjetet sociale nga Lori...

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë...

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Pas djegies së një autobusi me mërgimtarë në kufirin Serbi-Kroaci, ka reaguar Ministria e Diasporës.

Ministri, Dardan Gashi, ka kërkuar që t’u bëhet kontrollim më i rreptë kompanive që bartin udhëtarë në distanca të largëta, njofton Klan Kosova.

“Me keqardhje dëgjuam lajmin për aksidentin, nga i cili është përfshirë në flakë autobusi i një kompanie turistike që ka bërë transportin e 29 pjesëtarëve të diasporës nga Gjermania për në Kosovë”.

“Nga informatat e para që kemi marrë, ky aksident ka përfunduar pa fatalitete, që është një lajm i mirë”, shkruan në komunikatë.

“Ekipi im në Ministri është në kontakt dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe do të reagojmë nëse paraqitet nevoja. Kjo nuk është hera e parë që autobusë me bashkatdhetarë janë të involvuar në aksidente ku, si pasojë, rrezikohet jeta e udhëtarëve”.

“Kërkojmë nga institucionet relevante dhe Policia e Kosovës që të jenë më rigorozë gjatë kontrollimit dhe certifikimit të kompanive që posedojnë automjete për bartjen e udhëtarëve në distanca më të largëta. Njëherësh të lënduarve ju urojmë rikuperim të  shpejtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz