NJË VRASJE KA NDODHUR TË MËRKURËN NË FERIZAJ. NJË PERSON ËSHTË VRARË NË MBRËMJE, NË RRUGËN “REÇAKU”, NË HYRJE TË QYTETIT.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është mashkull, i moshës së re.
Tash për tash nuk dihen detaje të tjera për rastin. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet.
- Advertisement -

