back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeÇka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Të ngjajshme

Gjatë ditës së sotme, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku do të bëhet edhe përpjekja e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Krerët e BE-së do të zbarkojnë sot në Prishtinë. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Hahn sot do të vizitojnë Kosovën, ku do të kenë edhe disa takime me krerët e shtetit.

Në orën 14:15, Jean-Claude Juncker, zhvillon takim të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Presidenti i Komisionit Evropian dhe presidenti Hashim Thaçi do të mbajnë konferencë për medie.

Ndërsa, pas konferencës për media, Jean-Claude Juncker do të takohet me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Gjatë ditës, me rastin e 20-vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Çirezit do të mbahen homazhe në kompleksin e varrezave. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari; kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci; dhe nxënës, vënë kurora lulesh.

Instituti KIPRED organizon diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të raportit hulumtues të titulluar “Kompensimi i viktimave të krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”.

Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Efektet e ligjit për faljen e borxheve”.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë shtypi pas kthimit të ekipit olimpik të Kosovës nga PyeongChangu i Koresë së Jugut.

Në orën 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit ku do të merr pjesë dhe presidenti Hashim Thaçi.

Në orën 13:30, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, dhe drejtuesit e Odës rajonale të Prizrenit, do të vizitojnë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ku do të bisedohet për avancimin e klimës për biznes në komunë.

Në kuvend gjatë ditës do të mblidhet edhe komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtohen amendamentet në Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Në orën 15:00, fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) mban ligjëratën publike “Sot, 20 vjet më parë – Rasti i Likoshanit dhe Qirezit”.

Në të njëjtën orë, me rastin e 20-vjetorit të betejës së Likoshanit dhe Çirezit, organizohen vizita në familjet e martirëve dhe dëshmorëve të rënë.

Në Lipjan, në orën 17:00, Kryesia e Sindikatës së Pavarur të MIM “Goleshi” në Magure mban manifestim me rastin e “Ditëve të Minatorëve”. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz