Reshjet e mëdha të borës gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për qarkullim nëpër rrugë, shkruan DrenicaPress.
Gjendje e vështirë është edhe në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit.
Asamblisti i NISMAS në komunën e Drenasit, Nexhmedin Bala, ka postuar disa fotografi në të cilat shihet kombibusi me nxënës që ka mbetur në borë.
“Vështërsitë e banorve të lagjës Hoti e Curri në Korroticë të Epërme për t’i dërguar fëmijët në shkollë (kombibusi i tyre ka ngelur në borë) për shkak te shërbimëve të dobëta që afron Komuna e Drenasit në borën e “parë” të këtij viti”, ka shkruar Bala./Drenicapress.info/




