Llapi i Tahir Batatinës nuk po kalon momente të mira në dy ndeshjet e fundit, pasi ka pësuar dy humbje.
Llapjanët pas disfatës nga Prishtina u mposhtën sot edhe nga Drita 1:0, shkruan Korneri.
Kjo situatë jo e mirë sikur nuk mjaftoi për trajnerin e Llapit.
Ai sot gjatë ndeshjes pari një tjetër situatë të sikletshme kur sulmuesi i Dritës, Astrit Fazliu e ‘preu’ pas një ndërhyrje të pakontrolluar të tij, natyrisht të paqëllimshme.
Gjithsesi, kjo situatë kaloi me të qeshura dhe ishte argëtuese.