Gjatë tërë ditës së sotme ka mbajtur një mot i ftohtë dhe me reshje të borës së vazhdueshme, ani pse trashësisa e borës nuk është e madhe, sërish rrugët janë të qarkullueshme, por me vështirëse, e gjithë kjo pasi sipas burimeve të Drenica Press, kompania e mirëmbjatjeve të rrugëve të Skenderajt nuk ka dalë në teren në një pjesë të madhe të rrugëve të fshatrave.
Në redaksinë e portalit Drenica Press, kanë ardhur dhjetëra ankesa të qytetetarëve në lidhje me mos hedhjen e kripës nëpër rrugë nga kompania “Lirigzoni” dhe “El Bau”, të cilat janë të kontraktuara për të mirëmbajtur rrugët e komunës së Skenderajt.
Si pasoj e temperaturave të ulëta, rrugët janë bërë të rreshqitëshme, por sërish të kalueshme. Ndërkaq Policia e Kosovës sërish bën thirrje ngasësve të autmjetëve që të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike./DRENICA PRESS/

