back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeLDK arrinë marrëveshje për Demarkacion, fton edhe Vetëvendosjen të votoj pro

LDK arrinë marrëveshje për Demarkacion, fton edhe Vetëvendosjen të votoj pro

Të ngjajshme

- Advertisement -

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky subjekt politik e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Sipas Hotit kjo i hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje “dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit”.

Hoti gjithashtu i ka bërë thirrje edhe Lëvizjes Vetëvendosje që t`i bashkohet partive tjera për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që sipas tyre “është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Dy seanca e fundit për demakracionin ishin shtyrë pasi që LDK nuk votonte këtë marrëveshje bashkë me raportin e Shpejtim Bulliqit, ndëkaq kryeministri Ramush Haradinaj këmbngulte se marrëveshja nuk do të dilte në votim pa këtë raport.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz