back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmePse Ramush Haradinaj dhe LDK për teke të tyre po i lënë...

Pse Ramush Haradinaj dhe LDK për teke të tyre po i lënë të izoluar qytetarët

Të ngjajshme

Kryemnistri Ramush Haradinaj dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se janë të vendosur për t’ua vazhduar izolimin qytetarëve të vendit duke kundërshtuar në momentet e fundit ratifikimin e demarkacionit. Ramush Haradinaj, edhe pse me dokumentin Thaci-Vujanoviq i ka kënaqur kërkesat e veta, tani po do që ta fus në votim edhe raportin e Komisionit Bulliqi. Ndërkohë LDK po kundërshton këtë edhe pse e di që edhe nëse votohet, dokumenti i Bulliqit nuk e obligon askënd.

Nga dëshira për t’iu hakmarrë Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i LDK’së po kundërshton me këmbëngulje që në votim krahas projektligjit të demarkacionit të jetë edhe raporti i Komisionit Bulliqi. Por, edhe Ramush Haradinaj po e shfaq egoizmin e tij duke kërkuar që përveq deklaratës që i adreson shqetësimet e tij, pra deklarata Thaci-Vujanoviq, të fus në votim edhe raportin e Komisionit Bulliqi.

Deputetët të LDK’së dhe AAK’së janë përplasur publikisht për këtë. Rasim Selmanaj nga radhët e AAK’së ka thënë se kjo parti nuk do të japë votën e saj nëse nuk hedhet në votim edhe raporti i Bulliqit. Kjo është kundërshtuar nga Ismet Beqiri i LDK’së i cili ka thënë se me këtë raport nuk e votojnë.

Duke pasur parasysh këto qëndrime, Ambasadori i SHBA’ve Greg Delaëie ka thënë se po cuditet se sa shumë po punojnë partitë për t’ua mohuar të drejtën qytetarëve për të lëvizur lirshëm.

Ndërkohë, LDK ditëve të fundit i është zotuar disa herë ambasodorëve dhe elektoratit të saj se është unike rreth demarkacionit duke shfaqur gatishmërinë në takime partiake për ta votuar demarkacionin

Njeriu kryesor i LDK’së, në mungesë të Isa Mustafës, Agim Veliu, kishte thënë se marrëveshja e Vjenës, është dokumenti kryesore edhe të tjera nuk kanë karakter legal.

“Ka qenë vetëm deklaratë e nënshkruar nga vullneti i lirë i dy presidentëve të dy vendeve. Unë sa jam i informuar ato kushtet e marrëveshjes nuk kanë ndryshuar asnjë, ajo marrëveshje është ajo që ka qenë pikë për pikë edhe qëndrimi ynë është se për atë marrëveshje ne të japim votën unanime të deputetëve, që ti hapim dyert për  lëvizjen e lirë të qytetarëve, pra do ta votojmë. Unë nuk e besoj që do të ndryshohet”, është shprehur Veliu.

Por, ajo që po e shtyn LDK’në të kundërshtojë është dëshira për t’iu hakmarrë Ramush Haradinajt i cili ka qenë kundërshtari më i madh i demarkacionit dhe tani ka pranuar të ratifikojë marrëveshjen e 2015’s.

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK’së, në ditën kur u publikua deklarata Thaci –Vujanoviq i reagoi Haradinajt duke thënë se as Deklarata e Podgoricës nuk ka karakter legal.

“Po ashtu, Deklarata e dy presidenteve, siç e thekson edhe vetë Presidenti i Kosovës, nuk ka karakter legal, është vetëm një akt i vullnetiti të mirë, prandaj nuk përbën obligim. Me të nuk është vedosur asgjë e re, prandaj pretendimi i Hardinajt është i pavërtetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës sqaron se baza për korrigjimin e gabimeve eventuale mbetet Marrëveshja e vitit 2015.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron kryeministrin Hardinaj si një nga përgjegjësit kryesorë që vendi ynë është izoluar gjatë tri viteve të fundit, si përgjegësin kryesor që imazhi i Kosovës është rrënuar dhe që vedni është kthyer në pronë të liderëve politikë.

Duke e dikur këto, ai po përpiqet të krijonë opinion të pavërtetë dhe po vazhdon t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës” kishte shkruar Hoti.

Por, duke pasur që as dokumenti I Bulliqit nuk do të kishte ndonjë impakt, LDK vetëm se po e përdor demarkacionin për t’iu hakmarrë haradinajt. Ndërkohë që ky I fundit duke insistuar që raporti I Bulliqit të hedhet në votim me cdo kusht vetëm sa po i plotëson apetitet e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz