BallinaLajmeLimajt po i ecë fjala, ndahen 6 milionë euro për kompleksin memorial...

Limajt po i ecë fjala, ndahen 6 milionë euro për kompleksin memorial “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Zv/ Kryeministri Fatmir Limaj ditë më pare kishte mgritur si çështje serioze dhe urgjente në opinionin publik se Kulla e Jasharëve në Prekaz rrezikon që të shembet dhe se kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të merren masa për restaurimin e Kullës së Jasharajve.

Ndërkaq, pas kësaj kërkese urgjente nga Zv/ kryeministri Limaj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për rinovimin e saj.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se për kompleksin memorial “Adem Jashari” janë ndarë 6 milionë euro për tre vjetët e ardhshëm.
Por nuk është vetëm ky kompleks që rrezikon të shembet.

Sipas fondacionit kosovar “Trashëgimia kulturore pa kufij”, në Kosovë janë plot 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë.

Në anën tjetër, edhe Ministria e Financave premton t’i mbështesë financiarisht shpenzimet për komplekset memoriale në përgjithësi në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz