back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeJakup Krasniqi refuzon dekorimin nga Hashim Thaçi

Jakup Krasniqi refuzon dekorimin nga Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali...

25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut

Janë bërë 25 vjet nga vdekja e Jashar Salihut,...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Nesër pritet të mbajë mot me intervale me diell. Sipas...

Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim

Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”, që përfshin...

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur që ta refuzojë dekorimin që ka vendosur t’ua bëjë presidenti, Hashim Thaçi të gjithë deputetëve që shpallën pavarësinë e Kosovës.

Krasniqi ka dhënë arsyet se pse refuzon këtë dekorim, duke shtuar se Thaçi nuk ka kritere për dhënie të mirënjohjeve dhe dekoratave.

Ai ka theksuar se Thaçi e ka fyer atë në aferën “Pronto” dhe se shpifjet për të i ka nisur nga Konferenca e Rambujesë.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

“ARSYET PËRSE E REFUZOJ DEKORIMIN E THAÇIT

  1. Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime. Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile. Kudo ku e kam përfaqësuar vendin dhe kombin tim e kam përfaqësuar pa hile dhe meritueshëm, andaj refuzoj te dekorohem nga Hashimi
    2. Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata.
    3. Të gjitha vendimet dhe veprimet e politike të Thaçi, që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin. Marrëveshjet e tij me Serbinë nga ajo e 13 prillit 2013 e këndej kanë qenë e janë antishtetërore dhe antikushtetuese. Ai këtë politikë e vazhdon edhe sot. Prandaj e refuzoj dekoratën e tij. dhe
    4. Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer, dhe jo vetëm në aferën “Pronto”. Fyerjet dhe shpifjet i ka filluar qe nga Konferenca e Rambujesë duke ju thënë anëtarëve tjerë të SHP të UCK-së se gjoja unë e ndonjë tjetër në atë Konferencë jemi bërë me “armiqtë e tij politikë”- LDK-në. Natyrisht, unë asnjëherë të vetme, kur ka qenë puna mes interesit partiak e atij kombëtar, kurrë nuk kam hezituar ta zgjedh ketë te dytin. Ky ishte edukimi im, familjar e kombëtar, andaj Refuzoj te dekorohem nga ky njeri dhe ndihem i fyer te dekorohem nga Hashimi!
    Me vije keq që ketë duhet ta bej në Ditën e Pavarësie dhe nga institucioni përfaqësues i shtetit – Presidenti!”
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz