BallinaRegjionalePrishet prapë “hesapi”, Sami Lushtaku ia kthen Kamishit: S’je nënkryetar

Prishet prapë “hesapi”, Sami Lushtaku ia kthen Kamishit: S’je nënkryetar

Të ngjajshme

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin...
Çfarë realisht po ndodhë në PDK-në e Skenderajt, a i pajtoj apo jo Kadri Veseli, Sami Lushtakun e Bekim Haxhiun?

Të dytë, Sami Lushtaku e Bekim Haxhiu (i njohur si Kamishi), u takuan me kryetarin e tyre dhe nuk e kanë idenë se për çfarë janë marrë vesh dhe si do të rrjedhin gjërat në PDK-në e Skenderajt.

Deputeti i PDK-së, i cili po pretendon se është ende edhe nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu, sot i tha lajmi.net se pas bisedimeve që kanë zhvilluar sot me Kadri Veselin “të përjashtuarit” vazhdojnë në pozitat ku ishin.

Mirëpo, një gjë të tillë kategorikisht e mohon kryetari i degës, Sami Lushtaku. Ai i tha lajmi.net se “të përjashtuarit” nuk janë kthyer në pozitat ku ishin as Haxhiu e as anëtarët e tjerë të kryesisë.

“Na nuk kena luftu mes veti. Na ma të pajtum veç rrehësh, të pajtum jena kon”, ka thënë fillimisht Lushtaku, mirëpo kur është pyetur se a është kthyer prapa vendimi i tij, ai jep përgjigje të prerë “Jo, jo”.

Çfarë realisht biseduan me Veselin, pasi Haxhiu tha se kanë biseduar për problemet e fundit në parti, Lushtaku mohon një gjë të tillë.

“Zotërin Veseli e kam kryetar partie edhe kam respekt për të, kështu që me z.Veselin na flasim çdo ditë. Sot kemi qenë me pa, i ka vdekur shokut tim nëna e cila ka na mbajt më bukë e shkreta, na jena shku për ngushëllime. Na me Kamishin jemi në rregull, ai është deputet i Parlamentit, unë jam kryetar i partisë së degës në Skenderaj”, kanë qenë fjalët e Lushtakut.

E pasi Haxhiu, i njohur edhe si Kamishi, tha se të gjithë vazhdojnë në pozitat që ishin, kryetari i tij tha se përveç deputet në Kuvend, Haxhiu nuk ka pozitë tjetër të PDK.

“Ai nënkryetar nuk është, unë njëherë ta ka bërë të qartë. Na me kryetarin Veseli flasim për çdo ditë, s’ka probleme në PDK-në e Skenderaj. Prapë mundesh me pyet Kamishin e unë po thamë se jemi në rregull me partinë në Skenderaj”, tha ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz