Kohëve të fundit janë thelluar përplasjet mes përkrahësve të Albin Kurtit dhe atyre të Dardan Molliqajt.
Madje një ditë me parë rreth 40 aktivistë u larguar nga Vetëvendosje me akuza se Albin Kurti ua ka bërë të pamundur zhvillimin e aktiviteteve në këtë parti.
Ai duket ironizuar me krahun e Dardan Molliqajt, ka shkruar në Facebook se qysh po shihet Devollët po tentojnë ta themelojnë një parti politike. “Qysh p’e shoh, Devollët dojnë me themelu një parti socialdemokrate”, ka shkruar në Facebook Gashi.
Kohëve të fundit është raportuar se krahur i Dardan Molliqajt po planifikon të themelojë një parti politike e cila pritet të quhet Socialdemokratike e cila pritet të drejtohet nga ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri.