back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDeputeti: Këshilltarët e ministrave pinë verë me çmim 90 euro me para...

Deputeti: Këshilltarët e ministrave pinë verë me çmim 90 euro me para publike

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot në seancën e Kuvendit se disa këshilltarë politikë të ministrave në kohën e drekës pinë verë që kushton deri në 90 euro me para publike.

“Unë ju them me ndërgjegje të plotë se kam informacione nga kamarierët e restoranteve në Prishtinë që këshilltarët e disa ministrave në kohën e drekës pinë verë të kuqe me çmim 90 euro. Unë kam informacion të saktë nga automekanikët në Prishtinë dhe Kosovë që shumë shoferë të ministrave shkojnë marrin faktura gjoja për ndërrimin e gomave të dimrit, po shyqyr që ju nuk i njihni a janë të verës a dimrit, sa unë, edhe nuk rrëshqitni diku me thy qafën”, tha Zeka.

Këto deklarata Zeka i bëri derisa po shqyrtohej Projektligji për kontrollin e brendshëm të financave publike, i cili u miratua në parim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz