Futbollisti Berat Ahmeti është transferuar te KF Feronikeli.
Ahmeti ishte pjesë e skuadrave të rëndësishme, përfshirë FC. Prishtina, KF. Vllaznia në Shqipëri dhe skuadrës Ujpest në Hungari, nga ku edhe synon që të sjellë praktikat më të mira të futbollit në klub.
Sipas kryetarit të klubit, Naser Ramaj, ardhja e futbollistit Berat Ahmeti në KF Feronikeli, do të sjellë freski dhe vlerë shtesë për ekipin, në mënyrë që lufta për titull të bëhet më e lehtë dhe interesante për klubin./Drenicapress.info/



