back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeShteti në hall me zyra për të gjithë zëvendësministrat që veç me...

Shteti në hall me zyra për të gjithë zëvendësministrat që veç me paga kushtojnë 966 mijë euro në vit

Të ngjajshme

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas...

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...
- Advertisement -

Numri i madh i zëvendësministrave ka krijuar shumë vështirësi në sistemimin e tyre.

- Advertisement -

Ministria e Mjedisit, që ka më së shumti zëvendësministra, hall të madh ka pasur si t’u gjejë zyra të gjithëve, raporton KTV.

Fatmir Matoshi, Milena Zdravkoviq, Bashkim Musliu, Kurtan Kajtazi, Aleksandër Spasiq dhe Besim Demi janë 6 zëvendësministrat e kësaj ministrie.

Tash janë 6 zyra të zëvendësministrave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj, ndonëse në fillim kishte probleme për sistemimin e tyre në zyre, tashmë ata janë rehatuar. Madje, ishte dashur të vendosen edhe mure të reja ndarëse për zyrat e tyre.

Matoshi thotë se për vete ka punë për të bërë, ndonëse janë 6 zëvendësministra në të njëjtin dikaster.

Ministria e Infrastrukturës deri tash ka të emëruar 3 zëvendësministra. Njëri nga ta, Rexhep Kadriu, thotë se është i përkushtuar që të sjellë punë të mëdha në këtë ministri.

Në një përgjigje për KTV-në, Zyra e Kryeministrit ka thënë se janë emëruar 70 zëvendësministra. Derisa javë më parë kryeministri Haradinaj kishte kërkuar llogari nga zëvendësministrat, jo të gjithë prej tyre kishin marrë pjesë në atë takim.

70 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj i kushtojnë buxhetit të shtetit 80 mijë e 500 euro në muaj. Ndërsa, për një vit, vetëm për paga, buxhetit të shtetit i kushtojnë 966 mijë euro.

Por, ky numër i zëvendësministrave mund edhe të rritet. Sipas përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit, partnerët e koalicionit kanë këtë përbërje të zëvendësministrave.

AAK-ja 15 zëvendësministra, PDK-ja 14, Nisma 12, AKR-ja 8, Lista Serbe 6 dhe minoritetet e tjera 12 zëvendësministra. Ndërsa, 3 zv.ministra janë emëruar pa qenë pjesë e ndonjë partie politike.

Pothuajse në secilin dikaster qeveritar, secila parti ka nga një e më shumë zëvendësministra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz